///
Inception Meeting Korca

Pjesëmarrës:

 Z. Ali Jashari – Rektor i Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë

Znj. Erinda Papa – Zv/Rektore për anën mësimore 

Znj. Majlinda Bello – Zv/Rektore për Kurrikulat dhe Kërkimin Shkencor 

Znj. Enslemvera Zake – Kryetare e Bordit të Administrimit 

Znj. Brikela Qelemeni – Anëtare e Bordit të Administrimit 

Znj. Benila Themeli – N/Kryetare e Bashkisë Korçë

Znj. Ana Verushi – Kryetare e Këshillit të Qarkut Korçë

Z. Robert Dumi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare AKKSHI

Znj. Erinda Malaj – Financiere, AKKSHI

Z. Julian Zaimi – Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe, AKKSHI 

Znj. Etleva Mullaj – Drejtuese Projekti, EPD

Z. Stilian Doraci – Menaxher financiar, EPD 

Z. Ilir Selmani – Drejtor i Përgjithshëm i Filialit të Bankës Credins Korçë

Znj. Veronika Tele – Gazetare, Televizioni Lob  

Qëllimi: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit dhe ngritja e Grupit të Punës 

Rëndësia: Organizim i 2 takimeve paraprake ndërkufitare me universitetet, bashkitë, qëndrat e kërkimit shkencor, OJF, grupet e interesit. 

Diskutim: 

Takimi u hap nga Z. Jashari, i cili falënderoi të gjithë pjesëmarrësit. Ai e konsideroi inovacionin si mjaft të rëndësishëm jo vetëm për universitetin, por edhe për institutet publike e private në qarkun Korçë. Në fjalën e saj, Znj. Mullaj mbështeti fjalën e Rektorit duke bërë një përshkrim të shkurtër të aktiviteteve të projektit, e duke u fokusuar në punën akademike e kërkimore. Ajo u ndal tek potenciali i inovacionit në strategjitë e nivelit kombëtar. U arrit në përfundimin se strategjia e inovacionit kalon në tri shtylla: 

  1. Zhvillim i infrastrukturës 
  2. Kapaciteti i Qendrave të Inovacionit 
  3. Promocioni 

Mini grantet 

Pjesë e bisedës ishin edhe dhënia e 10 minigranteve për 10 SVM, ndarë barabar mes dy vendeve. Z. Dumi në fillim të bisedës solli shembuj bashkëpunimi midis AKKSHI dhe SMV i mëshuar faktit të zhvillimit teknologjik në nivel rajonal. Ai i konsideroi SVM si e ardhmja e sipërmarrjes, përmes ‘smart innovation’, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare. Më konkretisht ai përmendi platformën e-albania. Përmes kësaj platforme të gjithë qytetarët, rezidentë në Republikën e Shqipërisë mund të aksesojnë të gjitha shërbimet qeveritare në një platformë të vetme. E gjitha kjo, pa radhë, kosto dhe vonesa. Platforma u vu në zbatim në vitin 2011 më ndihmën e BE. 

Bashkëpunimi institucional përmes Qendrës së Inovacionit 

Nisur nga diskutimet e mësipërme, Z. Selmani u shpreh se Bashkia Korçë dhe sipërmarrës privatë mund të kontribojnë në zhvillimin rajonal. Gjithashtu ai shpjegoi se inovacioni është një fjalë me një seri kuptimesh e cila mund të konsiderohet si celësi i zhvillimit të rajonit juglindor. 

Nga ana e saj, Znj. Themeli, N/Kryetare e Bashkisë Korçë tha se qendrat e inovacionit do të ndikonin pozitivisht në sipërmarrësit e vegjël. Duke theksuar aspektet aktuale të saj, ajo shënoi se iniciativa më e madhe mbetet biznesi fason. Duke marrë në konsideratë, Znj. Themeli përmendi gjithashtu kreativitetin si faktor kyc i zhvillimit të inovacionit. Për më tepër, ajo solli si shembull konkurset e kreativitetit që do të organizohet dy muaj më vonë nga Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me Universitetin e Korçës. Gjithashtu ajo solli në vëmendje një qendër të vogël inovacioni pranë bashkisë. 

Krijimi i Grupit të Punës 

Pjesë e rëndësishme e takimit ishte diskutim i hapur mbi krijimin e Grupit të Punës. Duke përmendur të gjitha spektet, Znj. Mullaj tha se kreativiteti i të rinjve mund të ndihmojë një Grup Pune të suksesshëm. Z. Jashari mbështeti mendimin dhe citoi disa prej vendimeve, bazuar në kohëzgjatjen e projektit. Nga ana e saj, Znj. Mullaj u shpreh se vetë Grupi i Punës duhet të marrë parasysh edhe studimet e rekomandimet e ekspertëve mbi gjendjen aktuale të inovacionit. U propozuan këto cështje: 

  • Cilët institucione do të përfaqësojnë anëtarët e Grupit të Punës?
  • Sa shpësh mund të mblidhen
  • Struktura organizative 
  • Kontributi personal 
  • Sinergji me të tjerë projekte 

Tjetër aspekt i rëndësishëm ishte padyshim përgatitja e metodologjisë dhe rekomandime mbi zëvendësimin e kurrikulës së vjetër. Kështu, kurrikulat e reja do të përfshinin edhe inovacionin nga ku mund të identifikohen e mbështeten idetë kreative, punësimi i të rinjve apo vetëpunësimi. Këto kurrikula do të pilotohen në institucionet arsimore publike dhe private. 

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit 

Në fund të takimit përfaqësuesit e Universitetit të Korçës, AKKSHI dhe EPD nënshkruan marrëveshjen në fjalë e cila i hap rrugë ngritjes së Qendrave të Inovacionit, e më tej nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes dy universiteteve.