///
Organizimi dhe zbatimi i skëmës së nën-grantimit ndër-kufitar dhë ndërmarrjet e përbashkëta të SME-ve

Pjesëmarrësit:

Znj. Erjona Asabella, Koordinatore Stafit Shkencor, Universiteti "Fan S. Noli" i Korçës

Z. Romeo Terolli, Specialist për Karrierën dhe Studentët, Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës

Z. Stilian Doraci, Menaxher i Financave, EuroPartners Development

Znj. Manuela Meçe, Eksperte për Zhvillimin e Kapaciteteve

 

Qëllimi kryesor:  Organizimi i trajnimeve/ workshops të eko-sistemit për inovacionin në zonën ndër-kufitare me institucionet arsimore, dhomat e tregtisë dhe OJQ-të

Rëndësia e trajnimit ishte: Promovimi dhe mbështetja e modeleve të inovacionit, menaxhimit dhe ndikimit të tij në administratën publike në të ardhmen.

 

Përshkrim i përgjithshëm

Ky trajnim u organizua dhe u drejtua nga znj. Manuela Meçe, eksperte e zhvillimit të  Kapaciteteve. Ajo prezantoi një përshkrim të tërë mbi "Kapacitetet dhe menaxhimin e inovacionit. Ky ishte trajnimi i parë në kuadër të këtij projekti, me një pjesëmarrje të moderuar të studentëve nga fusha të ndryshme, dhe dy mjekë të sapodiplomuar.

 

Temat kryesore të diskutuara në këtë modul ishin:

  • Cfarë është inovacioni?
  • Pasuritë dhe kompetencat e inovacionit
  • Mundësitë
  • Inovacioni si një mënyrë e veçantë për të fituar para
  • Llojet e inovacionit
  • Dallimet midis inovacionit gradual dhe radikal
  • Kush është i aftë për inovacion?
  • Modelet e inovacionit dhe problemet e saj
  • Zinxhirët e inovacionit të shtuar me vlera
  • Matrica e njohurive dhe efektet e reagimeve pozitive
  • Ndikimi i inovacionit në fusha të ndryshme, veçanërisht në: popullsi, mjedis, ekonomi, rrethore dhe shkencat STEAM
  • Strukturat dinamike
  • Prioritetet skematike të bazave të fitimit
  • Zinxhirët e vlerës
  • Implikimet në inovacion
  • Kapacitetet njerëzore
  • Kompetenca të tjera

Qeverisja elektronike si një shembull inovacioni në administratën publike

Kjo e fundit ishte një tjetër pikë e diskutuar në trajnim. Disa nga pjesëmarrësit përmendën idetë e inovacionit si çështje që i shërben administrates publike. Për shembull:

e-Albania, Portali Unik i Shërbimeve Publike, ADISA, Agjencia e Shërbimeve të Integruara,

u-Albania, Portali Unik i Shërbimeve të Arsimit Publik, pagesa në internet e sigurimeve dhe modele të tjera të zbatuara të OneStopShop, disa prej tyre, si pjesë e Projekteve të financuara nga BE për qeverinë Shqiptare.

 

Për shembull, zonja Meçe informoi edhe mbi qeverisjen elektronike. Ajo konsideroi si një zhvillim domethënës në rregullimin e shërbimit publik, rregullimin dhe aksesin e lehtesuar nga të gjithë banorët. Në këtë linjë u diskutua pak për:

  • e-Governance; komoditetin dhe mundësitë e saj
  • Inputet dhe rezultatet e inovacionit
  • E-Sondazhet respektuese dhe Sondazhet e Exit të organizuara nga softëare inovues
  • e- Pjesëmarrja dhe  e- Commands
  • Strategjia e inovacionit publik
  • Faktorët e matjes, si dhe metodologjinë e tyre
  • Analiza e përmbajtjes konceptuale
  • Hartimi i studimit dhe hapat e tjerë të menaxhimit të projektit të inovacionit
  • Frekuenca e inovacionit
  • Shembuj të tjerë të programeve, aplikacioneve dhe / ose SME-ve smart të suksesshme

Hapi tjetër: Një tjetër trajnim i planifikuar, grupi i të cilit do të jetë përfaqësuesit e biznesit / SME, grupet e interesit dhe aktorët e tjerë.