///
Takimi paraprak

Projekti “Inovacioni dhe eko-sistemi në rajonin ndërkufitar” është pjesë e Programit Europian për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri – Maqedoni, nën Instrumentin e Asistencës Teknike të Paraanëtarësimit (IPA II) 2014 – 2020. 

Ky projekt zuri fill më 1 Janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 30 Prill 2020. Zbatimi i tij realizohet nga këto partnerë:

  1. EuroPartners Development (Shqipëri) – Partner Kryesor 
  2. Agjencia Kombëtarë për Kërkimin Shkencor dhe Inovacion (Shqipëri) – Bashkëpartner
  3. Fondi Kombëtar për Inovacion dhe Zhvillimin e Teknologjisë (Maqedoni) – Bashkëpartner 
  4. Qendra Kombëtare për Zhvillimin e Inovacionit dhe Promovimin e Sipërmarrjes (Maqedoni) – Bashkëpartner 

Objektivat e projektit:

I. Nxitja e konkurrencës, tregtisë dhe sipërmarrjes në fushën e inovacionit.

II. Krijimi i infrastrukturës së përshtatshme apo Qendrave të Inovacionit. 

Takimi u mbajt më datë 5 Shkurt, në mjediset e Hotel ‘Tino’, Ohër me pjesëmarrjen e Znj. Etleva Mullaj dhe Z. Stilian Doraci nga EPD; Z. Robert Dumi, Z. Julian Zaimi dhe Znj. Erinda Malaj nga AKKSHI të cilët përfaqësonin palën shqiptare të projektit. Më tej pala maqedonase u përfaqësua nga Z. Radmil Polenakovik e Z. Bojan Jovanovski nga NCDIEL dhe Znj. Nevena Georgievski nga FITR. 

Gjatë këtij takimi u shpalos gjithë kronologjia e projektit duke vënë theksin tek studimet e aspektet kërkimore-shkencore në dy vendet. Znj. Mullaj u ndal tek vështirësitë dhe sfidat që mund të ndeshen nga ekspertët kyc. Ajo shtoi se mund të ndikojnë në përgatitjen e studimeve gjysëm-analitikë cilësorë, sipas rekomandimeve të BE. Ne të njëjtën kohë, 

Z. Jovanovski tregoi shkurtimisht përvoja të ngjashme në projektin ndërkufitar Maqedoni-Bullgari, zbatuar nga NCDIEL rreth dy vjet më parë. Ai shtoi të domosdoshme strategjinë e komunikimit si pjesë e përzgjedhjes për ekspertët kyc të inovacionit. 

Z. Polenakovik përmendi se buxheti i ekspertëve është modest.

Znj. Mullaj paraqiti një tablo të situatës aktuale në Korçë dhe Ohër, si dy qytete me aktivitet të dendur turistik por jo inovativ. Kjo u mbështet nga të gjithë, sidomos nga Z. Robert Dumi i cili shprehu vendosmërinë institucionale për të diskutuar me përfaqësuesit e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Për më tepër, ai theksoi të drejtën e kufizuar të stafit akademik në vendimarrje pa miratimin e titullarëve të institucionit, si problem ligjor evident në Shqipëri. Pra, aktivitetet e projektit do të zbatoheshin vetëm pas miratimit nga Dekanati/Rektorati. Z. Jovanovski tregoi një shembull të ngjashëm nga ku, stafi akademik në Maqedoni është i lirë të marrë pjesë në projekte/programe e asistencë të ndihmës së huaj. 

Në vijim të bisedës, Znj. Mullaj vuri fokusin në ngritjen e kapaciteteve përmes krijmit të Qendrave të Inovacionit dhe trajnimin e ekipit zbatues. Ajo nxorri në pah rëndësinë e stafit përgjegjës nga ana e institucioneve akademike, si e ardhmja e inovacionit në zonat e përcaktuara. Z. Polenakovik përmendi gjithashtu pohoi se buxheti i projektit është i reduktuar. Ai sugjeroi angazhimin e bashkive apo komunave si përfitues. Këto të fundit kanë më shumë kapacitete monetare dhe intelektuale për zhvillimin e inovacionit. U diskutua gjithashu koncepti i Start Up dhe Sipërmarrjeve të Vogla e të Mesme (SME). 

Z. Dumi mbështeti idenë e informimit për përfshirjen e inovacionit në kurrikulat mësimore. Sipas disa të dhënve të Ministrisë së Arsmimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), këto tema përfshihen vetëm në disa institucione të arsimit profesional. 

U mbeshtet gjithashtu idea e zëvendësimit të kurrikulave të vjetëruara mësimore. 

Nisur nga takimet ndërkufitare, Z. Zaimi përmendi rëndësinë e angazhimit mediatik. Kjo u përkrah edhe nga kolegët. Z. Jovanovski dhe Znj. Mullaj u shprehën për organizimin e Ditëve Informuese si mënyrë promovuese e projektit përmes studimeve, aktiviteteve në terren ose publiciteteve televizivë. Nga ana tjetër, Znj. Georgievski shprehu keqardhjen për mungesën e standarteve të inovacionit në Ohër, madje edhe në një pjesë të Maqedonisë. 

Në fund palët ranë dakord në zbatimin me përpikmëri të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit. Për këtë do të hartohet një Marrëveshje Partneriteti. Pjesë e marrëveshjes do të jenë edhe mënyrat e pagesës, ndarja e buxhetit dhe aspektet e bashkëfinancimit nga autoriteti kontraktues. 

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.